Një makinë e djegur është gjetur në lagjen “Kiras”, e cila dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Naim Bajrit. Shkodra u trondit këtë mëngjes, pasi rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, u vra me armë Naim Bajri, babai i Indrit Bajrit, i njohur si “i forti i Shkodrës”, i cili u vra në vitin 2001.