Trupi i ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe, të qëlluar për vdekje një ditë më parë në një krim që shokoi Japoninë e mbarë botën, ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio. Abe u qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike të partisë së tij në qytetin jugor të Naras.