Me urdhër të Gjykatës është shoqëruar në polici Rodi Barci, i cili ishte shofer në kazinonë ku punonte 22-vjeçarja keniane që u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën. Gazetarja Dorjana Bezat mëson ekskluzivisht se Barçi i cili është shoqëruar 5 ditë më parë për tu marrë në pyetje, ishte ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane që humbi jetën në rrethana të paqarta.