Mijëra vetë panë të tmerruar drejtpërdrejtë në Instagram vrasjen e një gruaje në Bosnje nga ish bashkëshorti i saj, i cili ekzekutoi edhe dy persona të tjerë të pafajshëm përpara se ta kthente armën nga vetja. Ngjarja ka shokuar shoqërinë boshnjake, e përballur ndërkohë edhe më traumat e konflikteve të mëparshme, duke nxitur thirrje për më shumë ndihma për gratë.