Gjykata e Lezhës ka vendosur masën “burg pa afat” për Edmond Perdodën, i cili akuzohet si një nga autorët për vrasjen e dyfishtë që ndodhi dy vite më parë në Lalm të vjetër. Ermond Perdoda, i cili u vu në pranga para disa ditësh, akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Edmond Perdoda ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave bashkë me vëllanë pas një konflikti pronësie. Në banesën ku ai qëndronte janë sekuestruar një kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.