Motori, me të cilin Ruben Saraiva u largua nga lokali pasi vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, u gjet këtë pasdite në një lum në Kakarriq të Lezhës. Njoftimi i policisë Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.