Dy të rinjtë e arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Altin Alikaj në Vlorë kanë mbërritur në sallën e gjyqit për tu njohur me masën e sigurisë. Ata janë Shazi Ahmetaj, 23 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij Mateo Kiptiu 30 vjeç. Autori i dyshuar është Shazi Ahmetaj ndërsa Mateo Kiptiu e ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.