Më në fund, pas një muaj hetimesh, vrasja e 20 vjecares Caroline Crouch në Greqi duket se po shkon drejt zbardhjes. Policia greke ka ndaluar bashkëshortin e saj, nën dyshimin se vrasja e britanikes ishte organizuar pikërisht prej tij. Babis Anagnostopoulos u arrestua pikërisht gjatë ceremonisë përkujtimore të organizuar për nënën e re e cila u mbyt në sytë e foshnjes së saj gjatë një grabitjeje në banesën e tyre luksoze në Athinë. Burime policore thanë për TCH se 32 vjecari u shoqërua në polici ku do të japë shpjegime shtesë lidhur me disa momente të ngjarjes që tronditi vendin e tërhoqi vëmendje mediatike në mbarë botën