Janë intensifikuar ndjeshëm protestat në Paris dhe qytete të tjera franceze pas vrasjes së një 17 vjeçari dy ditë më parë nga policia, i cili nuk ndaloi në një postbllok. Forcat e rendit u përpoqën ta mbulonin ngjarjen me pretendimet se adoleshenti ishte lëshuar me makinë drejt tyre duke i vënë në rrezik, por pamjet filmike treguan se në fakt, dy policë kishin qenë duke folur me të përmes xhamit dhe njëri qëllon në kohën kur i riu thjesht tenton të largohet me makinë, pa bërë asnjë veprim tjetër kërcënues ndaj tyre. Indinjata ka shpërthyer në kryeqytetin francez e rrethinat e tij, ku trazirat janë përshkallëzuar. Dhjetëra makina, dyqane e kosha mbeturinash u dogjën, teksa policia raportohet të ketë arrestuar më shumë se 150 persona që kishin dalë në rrugë kundër dhunës, për të dytën natë radhazi.