Policia e Kosovës njofton se ende është në kërkim të Sokol Halilit, i dyshuar për vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi, para repartit të maternitetit një ditë më parë. “Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur”, njofton policia. Viktima kishte edhe urdhër mbrojtje nga i dyshuari, ish-bashkëshort i saj.