Top Channel/ Votuesit sfidojnë qeverinë e socialistit Sanchez para zgjedhjeve në Spanjë
17/07/2023 21:56

Një javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, sondazhet e opinionit i japin fitoren opozitarit të djathtë Alberto Nunez Feijoo. Kryesocialisti Sanchez habiti opinionin kur thirri papritur zgjedhjeve të parakohshme në maj, pas humbjes në zgjedhjet lokale e rajonale. Megjithëse statistikat e tregojnë ekonominë e saj nga të qëndrueshmet në eurozonë, ekonomisti Omar Rachedi, thotë se spanjollët nuk ndjehen kështu prej rritjes së çmimeve. "Situata ekonomike paraqitet më mirë se në vende si Gjermania prej rritjes së GDP-së dhe inflacionit pozitiv, por çmimet në rritje po influencojnë votën ", tha ai. Qytetarja Maria Dolores Carretero tha në intervistë se edhe nëse qeveria do të merrte masa tani për çmimet, nuk do të bënte asnjë ndryshim. "Nuk më bind asnjë nga alternativat. Çmimet po ngrihen, karburanti rritet ndërsa rrogat mbeten në vend, kështu që në fund të muajit nuk arrin të paguash dot llogaritë”. "Nëse heq një dhe vendos një tjetër, ai përsëri do të kërkojë të të marrë atë që të ka mbetur, po shkon keq e më keq”, tha Carretero. Pensionisti Antonio Torre, shtoi se politikanët nuk e kanë idenë e problemeve të qytetarëve: "Le të vijnë këtu qeveritarët dhe të shikojnë sa janë ulur çmimet. Ata nuk vijnë për të blerë këtu në tregun e lirë, ata shkojnë në Mercadona apo Carrefour, kurse ne duhet ta përtypim krenarinë e të blejmë këtu”. 31 vjeçari shitës perimesh Rafael Vazquez, gjithashtu kërkonte ngritje të rrogave. "Me 1.000 euro rrogë në muaj nuk ia del dot, të paguash shtëpinë, faturat. Unë jam 31 vjeç, shtëpinë e kam me kredi, dhe duhet të paguaj 700 euro. Punoj ndonjëherë këtu, gruaja ime merr rrogë 1.100 euro, nuk është e mundur t’ia dalësh me dy fëmijë, kurse ata thonë ‘le të ecim përpara’." "Edhe nëse votoj për opozitën Vox ... ai (Santiago Abascal) do të jetë një hajdut si gjithë të tjerët, por mund t’i përmirësojë pak gjërat. Ata janë të gjithë hajdutë dhe kujdesen vetëm për xhepat e tyre, por ndoshta mund të zgjidhin ndonjë gjë”, tha Vasquez.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05