Georgia Meloni ka vendosur t`i shndërrojë votimet për zgjedhjet europiane në një referendum për veten dhe 18 muajt e qeverisjes së saj. Kryeministrja italiane ka zgjedhur t`i kundërvihet zërave kritikë me mbështetje popullore. Meloni njoftoi se do të garojë si kandidatja kryesore e partisë së saj në pushtet Vëllezërit e Italisë në zgjedhjet e PE-së në në qershor.