Ka filluar procesi i votimit për primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të partisë demokratike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Procesi i votimit filloi normalisht në 08:00 në te gjitha qendrat e votimit dhe do të përfundojë në orën 18:00. Në qarkun e Korçës janë 19 kandidatë për të cilët do të votohet për të zgjedhur të preferuarin nga ana e demokratëve.