Top Channel/ Votat e Kuçovës nuk ndryshojnë/Rinumërimi s’tregon shkelje. Verifikohen procesverbalet
30/06/2023 19:42

15 vota me pak është rezultati final nga 18 kutitë e votimit të zgjedhjeve të 14 majit që u rinumëruan sërish për bashkinë e Kuçovës, në qarkun e Beratit. Ndryshimi nga rezultati i 14 majit është 9 vota më pak për PS, 4 më pak për Bashkë Fitojmë dhe 2 më pak për PD . Katër grupe numërimi u organizuan pranë kolegjit zgjedhor për rinumërimin e 18 kutive në bashkinë e Kuçovës. Pala paditëse, avokati i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, kërkoi mosfillimin e procesit të numërimit pasi pretendon se nuk janë procesverbalet e plota në kutinë e materialeve zgjedhore që tregojnë sa ka qenë numri total i votave dhe nëse përkon me numrin aktual të votave që gjenden në kuti. Seanca u ndërpre dhe iu la kohë përfaqësueses së KQZ-së për të gjetur materialet. Gjatë ndërprerjes pati përplasje mes Lefter Maliqit dhe sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkajt. Termat e përdorur kanë qenë ofendues, ku Maliqi i është drejtuar atij me fjalët “Rrugaç”, “Hajdut”. Seanca nisi sërish, ku u vendos të nisë rinumërimi e t’i lihet kohë KQZ-së për të dorëzuar procesverbalet që Maliqi pretendon se janë bosh e ku vëzhgues në këto 18 Qendra Votimi kanë qenë vetëm vëzhguesit e PS-së dhe PD-së. Rinumërimi është vendimi i Kolegjit Zgjedhor që hedh poshtë vendimmarrjen e mëparshme të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, pas kërkesës të kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë për rivlerësim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15