Teksa njoftoi vendimin e Bashkimit Europian për të rritur ndihmën humanitare për Gazën me 25 milionë euro, shefja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se në total, tani për civilët në territorin e bombarduar egërsisht, ndihma e bllokut shkon në 100 milionë euro. Duhet ndërmarrë cdo përpjekje e mundshme për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme mbi bazën e dy shteteve, të cilët të ekzistojnë në paqë e siguri krah njeri-tjetrit, tha ajo, duke sqaruar se për këtë nevojiten pesë parime themelore.