Top Channel/ Von der Leyen, sërish mocion mosbesimi: “Marrëveshja me Trump, katastrofike për BE-në”!
22/09/2025 11:25

Vetëm pak më shumë se dy muaj nga mocioni i mosbesimit ndaj saj dhe kabinetit që drejton, Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian përballen me një situatë të ngjashme. Në mesin e një breshërie kritikash mbi marrëveshjen doganore me administratën Trump, KE duhet të përgatitet për një tjetër votëbesimi në Parlamentin Europian në fillim të tetorit. Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se kryetarja e PE-së, Roberta Mezzola i ka informuar tashmë ligjvënësit për votimin e planifikuartë mbahet mes datave 6 dhe 9 tetor. Mocioni miratohet kur kërkohet nga të paktën 72 eurodeputetë, ose një e dhjeta e 720 eurodeputetëve, siç kërkohet nga rregullat. Pakënaqësitë e grupit të krahut të djathtë Patriotët për Evropën (PfE) dhe grupit parlamentar të majtë, drejtohen kryesisht kundër von der Leyen, por një votë mosbesimi mund të zbatohet vetëm për të gjithë Komisionin Evropian. Kritikat e tjera ndaj saj përfshijnë politika e ndjekura për cështjet e klimës dhe të emigracionit. Eurodeputetët e akuzojnë më tej von der Leyen për mungesë transparence dhe censurë dhe kritikojnë marrëveshjet tregtare me Mercosur dhe SHBA-në. "Evropa është sot më e dobët se kurrë, sepse Presidentja e Komisionitvazhdimisht dështon të adresojë sfidat më urgjente", thuhet në propozimin e Patriotëve, sipas "Politico". Kreu i grupit të majtë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti gjerman Martin Schirdevan, tha ndër të tjera: "Komisioni ka bërë një marrëveshje katastrofike doganore me Trumpin", ndërsa shton se ky pakt është në këndvështrimin e tij një sulm ndaj industrisë evropiane dhe do të shkatërrojë mijëra vende pune. Po kështu, konsiderohet se Komisioni ka heshtur për një kohë të gjatë lidhur me katastrofën humanitare në Rripin e Gazës.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00