Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vizitat në 6 vendet e rajonit i nisi nga Shqipëria ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Në Fushë Krujë u ndal në shkollën dhe kopshtin e rindërtuar Korb Muca, një prej shumë objekteve arsimore të përfunduara falë fondeve të BE-s.