Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , udhëtoi drejt Kievit për të tretën herë që kur forcat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt – dhe që kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy , dorëzoi kërkesën për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian . Në qershor, Ukrainës iu dha statusi i vendit kandidat dhe sot, Von der Leyen tha se "procesi është në rrugën e duhur".