Viola von Cramon i kujtoi Serbisë synimet për t`u bërë një vend anëtar i Bashkimit Europian, e si i tillë, tha raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, duhet të zbatojë sundimin e ligjit, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe t’i largojë sa më shpejt policët e arrestuar të Kosovës. Përmes një postimi në Tëitter, zyrtarja europiane la të kuptohet se protestat kombëtare që po zhvillohen në Beograd kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçic mund të jenë arsyeja e veprimit "të tepruar dhe të papërshtatshëm" ndaj zyrtarëve kufitarë të Kosovës.