Një 50-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në një lokal në Sarandë. Burri 50-vjeç L.H nga Saranda ka vjedhur aparatin celular të një qytetareje që ndodhej në një lokal. Përmes kamerave të sigurisë ai u identifikua dhe u vu në pranga nga policia.