Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Reagimi”, duke arrestuar një 45-vjeçar që dyshohet se vodhi një automjet gjatë natës. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve policore, autori u identifikua dhe u vu në pranga, ndërsa mjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua.