Me një maskë të thjështë kirurgjikale nën hundë dhe asnjë përpjekje tjetër për të fshehur identitetin e tij, një grabitës serial bankash në Shtetet e Bashkuara i ka vënë në hall autoritetet amerikane. FBI po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarësh për informacione që cojnë në arrestimin dhe dënimin e personit të konsideruar përgjegjës për 11 grabitje në Massachusetts, Neë Hampshire, Connecticut dhe Vermont.