Tiranë / Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Kasaforta”. Vodhën, në një banesë, 2 kasaforta me shuma parash, vihet në pranga 27-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.