Fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët. Mesditën e sotme është rindezur sërish zjarri që cliron tym e mbush gjitrhë qytetin. Pavarësisht se zjarrfiksit qëndrojnë në cdo kohë në këtë zonë, temperaturat e larta dhe era e fortë ndikojnë në rindezjen e zjarrit duke lëshuar tymi kancerogjen mbi qytet e krijuar jo pak shqetësim për banorët dhe pushuesit në këtë periudhë.