Normalizohet pjesërisht situata në aksin nacional Vlorë-Orikum pas rrëshqitjes së dherave të enjten në mbrëmje. Mjetet e Ujësjellës -kanalizime të bashkisë Vlorë, por dhe mjete te bizneseve private pas 6 orë punë mundën të zhbllokojnë qarkullimin. Shumë prej mjeteve kishin mbetur në baltë ndërsa banorët dhe pronarët e bizneseve në zonë thonë se nuk kanë parë kurrë një situatë të tillë.