Banorët e gjashtë fshatrave të lumit të Vlorës janë duke protestuar per rrugën që lidh fshatrat e tyre me njëri-tjetrin. Prej më shumë se 35 vite këta banorë janë në pritje të asfaltit, sipas protestuesve fshatrat janë braktisur pikërisht prej mungesës së infrastruturës, e cila e bën edhe më të vështirë marrjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore. Situata më e vështirë është gjatë stinës së dimrit, ku prezenca e baltës e bën edhe më të vështirë futjen e automjeteve në këtë zoën.