Një 4-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë. Burimet bëjnë me dije se i mituri ka mbërritur pa shenja në spital. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 4-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një reaksioni nga mjalti. “U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës”-njofton policia.