Temperaturat e ulëta që zbritën deri në –2°C në Vlorë, në ditën e parë të vitit 2026, nuk i kanë ndalur vëlla e motër të futen në det. Gëzim Brahimaj, 57 vjeç, dhe Shpresa Tafili, 60 vjeçe, prej vitesh e konsiderojnë ujin e detit si një terapi natyrale për shëndetin. Edhe në këto ditë të ftohta dimri, ata kanë sfiduar jo vetëm të ftohtin e ajrit, por edhe temperaturën e ulët të ujit, duke u futur për not në bregdetin e Vlorës. Sipas tyre, deti është pjesë e pandarë e jetës dhe nuk e kanë braktisur asnjëherë, pavarësisht stinës apo kushteve atmosferike.