Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim pasi kërcënoi një person duke qëlluar në ajër është arrestuar në Vlorë. Gjatë operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” vunë në pranga E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë.