Avokati i njohur, Kujtim Cakrani, u dhunua mesditën e të dielës në ambientet e një karburanti, në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, avokati ka qenë duke furnizuar automjetin me karburant, kur është përfshirë në një konflikt me dy persona. Shkak i konfliktit është bërë pozicionimi i mjetit të avokatit Cakrani në pikën e furnizimit, që bllokonte automjetet e tjera. Për rrjedhojë, konflikti është përshkallëzuar, ku dy personat e kanë goditur fizikisht avokatin 55-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Në një intervistë për Top Channel, nga spitali, mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta rrëfeu momentet e dhunës. Ai tha se fillimisht autorët e kanë ofenduar, dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht