Për të shtatën ditë me radhë zona e Karaburunit është në pushtetin e flakëve. Këtë të hënë dhe pse është punuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore apo dhe helikopter situata vijon të jetë e njëjtë. Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë nga reparti i Poshnjës në Berat si dhe 10 punonjës të Administratës së zonave të mbrojtura. Sipas drejtorit të repartit zjarrfikës në Vlorë, Kastriot Bega era po favorizon flakët. Dje u neutralizua i zjarrit afër banesave te fshatit Dukat i Ri ndërsa Tragjas është aktiv por që nuk rrezikon banesa. sipërfaqe të mëdha po digjen edhe në Kuc.