400 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të Europës kanë qenë pjesëmarrës së Maratonës “Vlora vrapon” e cila zhvillohet për të tretin vit radhazi. Kreu i klubit shumësportësh Flamurtari, Klevis Kaso tha se kjo maratonë synohet të kthehet në traditë për t’i dhënë më shumë zë të ashtëquajturit edhe turizëm sportiv. Fituesi i maratonës në garën 10 km u shpall Kampionia e Europës Luiza Gega.