Operatorët turistikë në Vlorë parashikojnë një sezon veror të suksesshëm, pasi që prej muajit mars kanë pasur fluks prenotimesh. Rritja e kërkesave për të rezervuar pushime në Shqipëri, sipas operatorëve është ndikuar edhe nga lufta ne Lindjen e Mesme, ku veçojnë anulime masive në destinacione të tjera si Turqia, por edhe vende të tjera.