Vlora qyteti i fundit i prekur nga stuhia e së premtes rezultoi të kishte edhe dëmët më të mëdha. Lagjet Rilindja, Skela, Pavarsia, rrugë dhe biznese u përmbytën. Kanali i ujerave të larta shpërtheu duke përmbytur rrugën e spitalit të Vlorës por dhe zonën historike. Ujë në disa zona arriti deri në 60 centimetra duke detyruar banorët të evakuohen Rrugët e përmbytyra e kanë bërë të pamundur qarkullimin me automjete, ndërsa në terren ndodhet edhe vetë kryebashkiaku Dredha i cili tha se familjet e evakuuara do të strehohen në konvikte. Prej mesditës së të premtes i gjithë qyteti i Vlorës është edhe pa energji elektrike.