Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (UKV) ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen banorët e qytetit të Vlorës, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë. Në një prononcim për Top Channel, agjencia e UKV-së njofton se po punohet për zgjidhjen e situatës dhe se pritet që sot, në orën 17:00, të mbërrijnë materialet e porositura nga Stambolli dhe Italia për rregullimin e linjës së tubacionit.