Kreu i AKUK-ut në Vlorë Flaures Shoshi ka takuar qytetarët të cilët prej mëngjesit të sotëm janë ngritur në protestë dhe kërkojnë zgjidhje për mungesën e ujit prej 4 ditësh. Kreu i AKUK-ut ka shkuar së bashku me drejtorin e ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati. “Pajisjet janë duke mbërritur, sot në mesnatë qyteti do të furnizohet”, u shpreh Shoshi.