Vllaznia do të nisë sezonin e ri në kampionatin shqiptar të futbollit ditën e shtunë me sfidën ndaj Laçit, një përballje kjo e vështirë për skuadrën nënkampione të vendit. Trajneri Brdaric nuk do të ketë grupin e plotë dicka që ai e konfirmoi vetë por ai tha se skuadra e tij duhet të përgatitet sa më mirë jo vetëm për këtë ndeshje, por për të gjithë kampionatin që do të jetë më i fortë se vitin e kaluar