Lumi Vjosë në fshatin Novoselë të Vlorës ka gërryer çdo vit sipërfaqe të mëdha toke bujqësore. Fermerët e prekur i kërkojnë ndihmë shtetit me argjinatura dhe barriera mbrojtëse përpara se të jetë tepër vonë. Kryeplaku i këtij fshati, Ilia Moçka thotë uji ka përparuar 20 metra dhe në vite lumi ka gërryer rreth 300 metra tokë.