Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar paraditen e sotme në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në Kosovë, teksa ka deklaruar se në përfundim të tyre vendi duhet të ketë sa më shpejt një qeveri të re. Osmani u shpreh se shpreson për një proces zgjedhor të qetë dhe të rregullt, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve.