Lumi Vjosa është më pranë se kurrë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës, pas një suksesi të rëndësishëm këtë javë. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka miratuar dosjen e aplikimit, duke hapur rrugën për vendimin përfundimtar që pritet të merret në shtator 2025, gjatë Sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera).