Vetëm pas 9 vitesh janë zbuluar sot në Greqi disa prej hollësive të të ashtuquajturës vjedhja e shekullit. Në një video që ka publikuar policia greke, ndërsa ndiqej për 6 muaj, një 49 vjeçar, me profesion bojaxhi, pas arrestimit të tij tregon se ku i kishte fshehur dy nga tre pikturat e vjedhura në vitin 2012 në Galerinë e Arteve në Athinë. Michalis Chrisochoidis, Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve: Urime skuadrave të policisë që vazhdojnë punën e suksesshme në shumë sektorë të ndryshëm. Ata punuan sistematikisht, të koordinuar, ata janë para jush dhe ne i përgëzojmë ata.