Grabitja e një shtëpie në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë për të cilën janë arrestuar nënë e birë Rozeta dhe Havier Dobi, ka nxjerr në pah një element të ri të papërfshirë në njoftimin e policisë. Mësohet se banesa e grabitur më 15 Dhjetor i përket Alda Klosit e cila ka mbajtur detyrën e shefes së kabinetit kur Arben Ahmetaj ishte ministër i financave.