Top Channel/ Vjedhja 500 mijë euro, reagon Agron Duka për deklaratën e Nuredin Dumanit
20/02/2025 22:38

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani deklaroi në seancën gjyqësore të së enjtes se ka grabitur rreth 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës. I kontaktuar nga Top Channel, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, e quajti të pavërtetë deklaratën e Nuredin Dumanit. Duka sqaroi se dhëndri i tij jeton prej vitesh në Angli me vajzën e tij dhe dy fëmijët e tyre dhe se nuk ka ndodhur asnjë grabitje në banesën e tyre. “Nuk është e vërtetë që i është grabitur banesa. Nuk e di si ka lindur kjo ide. 500 mijë euro unë s’kam pse i mbaj në shtëpi, unë jam biznesmen, paratë i mbaj në bankë”, tha Duka, duke hedhur poshtë pretendimet e Dumanit. I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, deklaroi në procesin me dyer të hapura në Gjykatën e Posaçme të Krimeve të Rënda se ishte përfshirë në grabitjen e shtëpisë së dhëndrit të Agron Dukës në Shijak dhe në Vilbashtovë. Dumani sqaroi se grabitja ishte realizuar me një makinë tip ML, për të cilën kishte hequr targat dhe disa pjesë për të shmangur identifikimin. Ai gjithashtu tha se në shtëpi kishte mbi 500 mijë euro.

Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB