Top Channel/ Vizita mes ministrit grek dhe Belerit, në burgun e Durrësit ndërpriten dritat
21/11/2023 17:12

Ministri grek Stavros Papastavru vijon vizitën me Fredi Belerin, ndërkohë që në burgun e Durrësit u ndërpre energjia elektrike. Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se për disa minutash, nuk kishte energji në burgun ku ndodhen të arrestuar krahas Belerit, edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-kryetari i Kukësit Safet Gjici dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Shkak i mungesës së energjisë u bë një zjarr që ra në një nga kabinat elektrike të zonës ku ndodhet IEVP Durrës. Energjia u rikthye pas ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa mësohet se dhe në mungesë të saj vizita mes ministrit grek dhe Belerit nuk është ndërprerë. Ky takim po zhvillohet një ditë para seancës gjyqësore të Belerit, i cili është në pritje të gjykimit. Athina zyrtare vijon ta mbështesë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës që nga momenti i arrestimit. Para se të takonte Belerin në burg, Papastavru shprehu para gazetarëve, mbështetjen për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarë. “Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur. Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës evropiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës evropiane që të kthehet normaliteti në Bashkinë e Himarës”.

Top News- “Vizita në Vlorë…po më lerë të lutem”, Rama mbyll takimin me Asamblenë e PS në Vlorë
13/04 14:51
Top News- Laboratori i kokainës në Frakull/ Dy nga të pandehurit bëhen bashkëpunëtorë të SPAK
13/04 14:50
Top News – PD denoncon korrupsionin / Deputetja Tabaku: Shqiptarët po varfërohen çdo ditë
13/04 14:42
Top News – Rrëmbehet dhe dhunohet 32-vjeçari. Dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim i treti
13/04 14:19
Top News- Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Refuzohet ekstradimi, babai i viktimës shpallet në kërkim
13/04 14:18
Top News – Kufizohen transaksionet cash! Rregulla të reja dhe për deklarimet e valutës në kufi
13/04 13:50
Top Channel/ Morën peng një 32-vjeçar në Tiranë, e kanosën dhe dhunuan, dalin pamjet
13/04 13:46
Top News – ‘Lungomare 4’, Rama inspekton punimet. Shëtitorja pritet të jetë gati brenda muajit maj
13/04 13:32
Top Channel/ Frika nga zjarret në Elbasan, shtohen rastet, shqetësim, zonat ku ka pasur zjarrvënie
13/04 12:42
Top Channel/ Zgjerohet partneriteti mes universitetit të Shkodrës dhe atij të Tiranës
13/04 12:29
Top Channel/ Grabitësi gjendet pa jetë në dritare/ Fier, dyshohet se do vidhte në një banesë
13/04 12:09
Top News – ‘Po përdoremi si dekor’ / ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ bojkoton Samitin në Tiranë
13/04 12:04
Top News – ‘Diella nuk po bën detyrën’. Gazeta zvicerane: Politikanët po shfajësohen me IA
13/04 11:57
Top News- Hajduti ngec në dritare në Fier/ Humb jetën gjatë përpjekjeve për të vjedhur një banesë
13/04 11:39
Top News – Rikthehet makthi i zjarreve në Gramsh, thirrje për kujdes të shtuar
13/04 11:36
Top Channel/ Grabitësi u gjet i pajetë, flet vëllai i pronarit të shtëpisë: Me kapuç dhe me doreza..
13/04 11:22
Top News – Rruga ‘Shirokë-Zogaj’ hapet në maj. Investimi do ndihmojë zhvillimin e turizmit
13/04 11:21
Top News – Prodhimi i energjisë u ul në 2025-ën. Importet arritën 272 mln euro, shkak thatësira
13/04 11:14
Top Channel/ E rëndë në Fier! U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda shtëpisë
13/04 11:12
Top News- Sot nis Samiti i IV i Diasporës! Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
13/04 11:01