Top Channel/ Vizita e Presidentit të Emirateve, Rama: Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, donator i madh
22/02/2025 19:41

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme, së bashku me një delegacion të madh, pritet të mbërrijë në vendin tonë presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Teksa e përshkruan si një nga partnerët më të mirë në Shqipëri, Rama përmendni disa nga kontributet që ka dhënë në vendin tonë. “Nesër kemi një vizitë shumë speciale. Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i vjetër i shqiptarëve dhe shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë ’99, mbi pistën e Aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, themeluesi i Emirateve të Bashkuara në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova. Asokohe ata sollën ndihma shumë të mëdha, në atë pistë të shtruar enkas. Presidenti që nesër na nderon me vizitën e tij erdhi në këmbë të të atit. Vizita e presidentit të Emirateve dhe një nga udhëheqësit më të respektuar të botës së sotme shënjon një gurë shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e të një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit. Bin Zayed ishte donatori më i madh pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës. Lagja e re shembullore e rindërtimit në spital është financuar i gjithi nga ai. Ai nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për lidhjen nënujore të energjisë…”, deklaroi Rama.

Top Channel/ Rama zbulon planin e madh për familjet me ndihmë ekonomike
03/04 23:20
Top News- “Nafta ndëshkim për qytetarët”/ Berisha: 60 për qind e çmimit përbëhet nga taksat
03/04 22:47
Top News- “Mos janë duke fjetur gjumë”, Rama i kthehet batutave me Lulzim Bashën
03/04 20:52
Top Channel/ Berisha denoncon skandalin: Sot nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore
03/04 20:38
Top Channel/ ‘Shqipëria vend naftëmbajtës’, Berisha: Të gjithë shoferët të ngrihen në protesta…
03/04 20:14
Top Channel/ ‘Eshtë kjo arsyeja që njerëzit mos kenë vetura?”, Berisha për naftën: Kjo rikthen…
03/04 20:04
Top Channel/ Task-forcë për pastrimin e qyteteve, Rama takim me kryebashkiakët socialistë: Hapim…
03/04 19:33
Top Channel/ ‘Përgjysmim i ngarkesës fiskale’, Berisha: Hetim për Autoritetin e Konkurrencës..
03/04 19:10
Top Channel/ ‘Ndërhyrja për çmimin e naftës emergjencë’, Berisha: Askush se di sa do vazhdojë kjo…
03/04 19:09
Top Channel/ ‘Askush nuk ka ngarkesë fiskale sa ne’, Berisha për naftën: Qeveria bën kontrabandë…
03/04 19:02
Top Channel/ ‘Mashtrime të turpshme’, Berisha sulmon Ramën: Bën gjithçka për të mbuluar atë që…
03/04 19:01
Top Channel/ ‘7,2% e të ardhurave ditore shkojmë për naftë’, Berisha: Shqiptarët paguajnë 7 herë…
03/04 19:00
Top Channel/Rama ironizon opozitën pas nisjes së fushatës:Luli po fle, ata të tjerët janë nëpër kafe
03/04 18:03
Top Channel/ ‘Partia Socialiste është oqean’, Rama në njësinë 3: Dibra u bë si Vlora, sepse dëgjuan…
03/04 17:55
Top Channel/ Rama: Do të blejnë ushqime sipas listës, nuk do të shkojë ndonjë të blejë raki
03/04 17:45
Top Channel/ ‘Nuk kemi imponuar respekt’, Rama: Sot shqiptarët kanë fituar respekt dhe…
03/04 17:26
Top Channel/ ‘Takimi i parë me një asamble ku rezultatet e zgjedhjeve janë me rritje’,Rama: Jam…
03/04 17:20
Top News-Tre porositë e Ramës për kryebashkiakët. Paketa e maleve, legalizimet dhe hapësirat publike
03/04 17:05
Top News -Pas tensioneve, beteja me përjashtime. PS kërkon Nokën, Hotin dhe Vokshin, PD synon Ballën
03/04 16:52
Top News -‘Shumë ankesa për Kadastrën.’ Rama kërkon hapjen e zyrave të ndihmës juridike në bashki
03/04 16:51