Presidenti i Francës Emmanuele Macron për herë të parë vizitoi Shqipërinë. Vizitë kjo e para që një president francez zhvillon pavarësisht 101 viteve marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve. Vizita e Macron zgjati dy ditë. Ai zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme gjatë qëndrimit, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi vizitën e tij si historike.