Kryeministri Edi Rama mbajti konferencën tradicionale të fundvitit, në të cilën numëroi arritjet e Shqipërisë për vitin 2023. Sipas tij një ecuri shumë të mirë kanë pasur ekonomia e vendit, siguria, shërbimet publike, etj. Rama tha se rritja ekonomike e këtij viti i kalon parashikimet, ku ka ndikuar edhe bumi masiv i turistëve.