Top Channel/ Viti i Ri i “kripur” në Greqi, tryeza e fundvitit 40% më e shtrenjtë se vitin e kaluar
29/12/2022 19:37

Instituti i Konsumatorit në Greqi ka llogaritur se tryeza e vitit të Ri për 4 persona sivjet do të jetë 40% më e shtrenjtë se vjet. Çmimi i saj është përllogaritur në bazë të hulumtimit të çmimeve në treg dhe në bazë të artikujve specifikë me koston përfundimtare të tryezës së natës së ndërrimit të viteve dhe të drekës familjare në datën 1 Janar, të kapë shifrën prej 300 eurosh. Por më shqetësues është fakti se të paktën për 500 produkte kryesore në supermarkete çmimet pritet të rriten edhe me gati 12% në javët në vijim . Në bazë të të dhënave për muajin nëntor, rritje prej 25,3% është shënuar tek produktet e qumështit, 20,4% tek vajrat, 18,7% tek buka, 16,7% tek mishi, 12,6% tek perimet dhe 11,9% tek kafeja, kakao dhe çaji. Sipas Institutit të Konsumatorit në grupin e ushqimeve dhe pijeve jo-alkolike vëzhgohen rritje çmimesh për 18 muaj rresht dhe i vetmi reagim i qeverisë në përpjekje për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e tyre është e ashtuquajtura “shporta shtëpiake” në supermarkete me artikuj të produkteve të dorës së dytë. Nga ana e tyre 55% e familjeve deklaron se kanë reduktuar blerjet e përgjithshme të ushqimeve dhe artikujve ushqimore,në një periudhë që grekëve u kërkohet të paguajnë çmimet njësoj si evropianët e tjerë, me ndryshimin se paga e tyre është 50% më e ulët në krahasim me shtetet e tjera të BE. Qeveria shpreson se me rritjen për herë të parë të pensioneve për gati 1.7 milion pensionistë në masën prej 7.8% , apo të subvencioneve të ndryshme do të zbusë këtë valë shtrenjtësie. Ndërkohë rriten gjithnjë e më shumë kritikat e opozitës ndaj politikave ekonomike, pamundësisë së kontrollit të shtrenjtësisë, apo edhe faktit se përse qeveria nuk ul TVSH si në produktet ushqimore ashtu edhe në çmimet e energjisë, gazit apo karburanteve, nën shembullin e disa vendeve europiane si Spanja apo Italia.

Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33