Troshani i Lezhës njihet si një nga zonat me kultivimin më të lartë të ullirit. Fermeri i zonës Lazer Preçi tregon se në 25 vite që merret me kultivimin e ullirit, ky ka qenë viti më i vështirë për të, jo vetëm nga mungesa e tregut, por edhe për rritjen e çmimit të naftës apo plehrave kimike. Edhe pse terreni ka qenë tejet i vështirë, dhe ka patur dhe incidente gjatë punës së tij në parcela, apo dhe mungesa e ujit vaditës në zonë nuk e ka mposhtur kurrë pasionin e tij për këtë bimë.