Pas miratimit të ligjit të ri të Tatimit mbi të ardhurat në parlament, qeveria ka nxjerrë dhe aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e tij. Udhëzimet e fundit bëjnë disa ndryshime edhe në lidhje me më mënyrën si do zbatohet tatim-fitimi i shit-blerjes së pronave ku përfshihen kategoritë e pronarëve të truallit ku ndërtohet, sipërmarrësve në fushën e ndërtimit apo ata që shërbejnë si investitorë në një projekt ndërtimi.